Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Fshatin Olimpik të “Tokyo 2020”

17.07.2021 16:06

Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Fshatin Olimpik të “Tokyo 2020”

Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020” janë në prag të fillimit.

 
Megjithëse janë marrë masa të rrepta kundër COVID-19 ku njëra prej tyre ishte edhe mos lejimi i tifozëve në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, sot ka rezultuar rasti i parë pozitiv në Fshatin Olimpik.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Drejtori ekzekutiv i “Tokyo 2020”, Toshiro Muto konfirmoi që një udhëtar i jashtëm ka rezultuar pozitiv me COVID-19 i cili është i përfshirë në organizimin e Lojërave Olimpike, duke shtuar se individi në fjalë është duke iu nënshtruar protokolleve dhe është vetizoluar.

Ai nuk deshi ta zbulonte kombësinë e personit, duke përmendur shqetësime për jetën private të tij.

Lojërat Olimpike do të fillojnë me 23 korrik deri me tetë gusht.

x