Reshjet e dendura të borës, krijohen kolona në hyrje të Vushtrrisë

26.01.2021 09:21

Reshjet e dendura të borës, krijohen kolona në hyrje të Vushtrrisë

Reshjet e dendura të borës në mëngjesin e sotëm, kanë mbuluar rrugët e qarkullimit të automjeteve.

Kjo ka bërë të krijohen edhe kolona, sikur në Komunën e Vushtrrisë, pamje të cilat janë transmetuar në emisionin e mëngjesit në Kanal 10.

Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit janë krijuar kolona të gjata në hyrje të Vushtrrisë, deri në momentin kur magjistralja Prishtinë-Vushtrri është pastruar nga kompanitë e pastrimit.

Kjo ka bërë që të lirohet qarkullimi i automjeteve dhe të largohen kolonat. /PORTALI.info

x