Rihanna merr vëmendjen e fansave me paraqitjen në fustan super të shkurtër

12.05.2021 16:32

Rihanna merr vëmendjen e fansave me paraqitjen në fustan super të shkurtër

Rihanna duket atraktive në fotot e fundit.

 
Rihanna është një nga yjet e muzikës, e cila arrin të marrë vëmendjen e fansave të saj me secilën paraqitje publike.

Në fotografitë e reja, Riri u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër, teksa pozoi e ulur në një kanape dhe vuri në plan të parë këmbët.

Ajo i kishte bërë flokët gërsheta dhe vendosi shumë aksesorë, kurse fustanin e kombinoi me një palë sandale njësoj si ai.

Pas ndarjes nga Hassan Jammel, Rihanna është në romancë me reperi A$AP Rocky, me të cilin shihet shpesh në publik. 

x