“Rikthimi i Supermenit”, prezantim plot stil i Buffonit te Parma (VIDEO)

17.06.2021 16:28

“Rikthimi i Supermenit”, prezantim plot stil i Buffonit te Parma (VIDEO)

“Është kthyer në vendin që i përket, është kthyer në shtëpi”. Me këtë postim, të shoqëruar nga një video, Parma zyrtarizoi rikthimi e Gigi Buffon me fanellën e verdhebluve pas 26 vitesh.

Portieri 43-vjeçar firmosi një kontratë për dy vitet e ardhshme me klubin në të cilin është rritur, për t’u kthyer te skuadra që e bëri të debutonte në Serinë A kur ishte vetëm 17 vjeç, në 19 nëntorin e vitit 1995, kundër Milanit.

Videoja e Parmës ka motivet e një filmi fantastiko-shkencor, të titulluar: “Rikthimi i Supermenit”. Në fund shihet personazhi misterioz të heqë kapuçin për të zbuluar identitetin. Wshtë Buffon, që, në telefon me pronarin e Parmës, thotë: “Ok, Kyle, jam gati!” Dhe Krause i përgjigjet: “Mirë se u ktheve në shtëpi!” Në fund, ajo e Buffon është një zgjedhje zemre, vendosi për Parmën e tij, me objektivin për ta rikthyer menjëherë në Serinë A.

x