Rina Balaj bën paralajmërimin e albumit të ri

09.08.2021 09:56

Rina Balaj bën paralajmërimin e albumit të ri

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, është duke punuar në albumin e ri njëherësh të parin në karrierë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo ka publikuar edhe një video, ku prezanton një ndër projektet e reja që do të vijë së shpejti.

“7 shtator. Albumi Balerina”, ka qenë përshkrimi i postimit.

Reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin për këtë album.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)

Rina momentalisht është duke shijuar suksesin e “Cali” që e solli vetëm pak javë më parë.

Ky projekt për vetëm pak kohë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në YouTube. 

x