Ringjallen telefonët BlackBerry

25.08.2020 17:47

Ringjallen telefonët BlackBerry

Mesa duket telefonët BlackBerry do të rikthehen. Startupi i sigurisë OnwardMobility planifikon të lançojë një smartfon të ri 5G BlackBerry me tastierë fizike.


 
Telefoni do të shitet në Amerikën e Veriut dhe Evropë që nga gjysma e dytë e 2021. Pak vite më parë BlackBerry dukej një gjë e së kaluarës. Por TCL vendosi të prodhojë dy telefonë BlackBerry.

Në Shkurt kompania vendosi të mos rinovonte marrëveshjen me BlackBerry dhe këtë muaj ndaloi së shituri telefonë. Falë OnwardMobility BlackBerry do të ketë një shans të dytë.

 
CEO i startupit tha se BlackBerry i ri do të jetë më sigurisë dhe më praktik. Kompania planifikon të punojë së afërmi me BlackBerry dhe FIH Mobile, një filial i prodhuesit të smartfonëve Foxconn Technology.

E vetmja mënyrë sesi të kemi një telefon BlackBerry sot është përmes licencimit ndërsa tentativa e TCL ishte më seriozja për të risjellë këtë markë tek konsumatorët. /PCWorld Albanian

x