Rinovimi me Mbappenë vetëm fillimi, PSG kërkon t’i rrëmbejë Barçës “yllin” e mesfushës

24.05.2022 17:16

Rinovimi me Mbappenë vetëm fillimi, PSG kërkon t’i rrëmbejë Barçës “yllin” e mesfushës

Rinovimi i kontratës së Kylian Mbappesë nuk do ta pengojë PSG-në të bëjë goditje të mëdha në merkaton e verës. Nga Franca sigurojnë që objektivi i madh i gjigantëve të Francës për mesfushën është holandezi i Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sipas “Footmercato”, drejtori i ri sportiv i skuadrës franceze, Luis Campos, dëshiron të forcojë organikën me “tulipanin” 25-vjeçar, të cilin e ka ndjekur që kur luante për Ajaxin. “Le Parisien”, nga ana tjetër, shpjegon se mesfushori do të donte të luante me Kylian Mbappénë, i cili sapo ka rinovuar me klubin parizien deri në qershor 2025.

Parisi, në fakt, e ka kërkuar de Jongun edhe disa vite më parë, por ai zgjodhi Barcelonën (në verën e vitit 2019). Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e holandezit, i cili kërkohet edhe nga Manchester United, ku do të kishte mundësinë të ritakohej me ish-trajnerin e tij tek Ajaxi, Erik ten Hag.

x