Roma arrin akordin me Veronën për Kumbullan, pritet përgjigjia e mbrojtësit!

15.09.2020 17:49

Roma arrin akordin me Veronën për Kumbullan, pritet përgjigjia e mbrojtësit!

Garës mes Interit dhe Lazios për shërbimet e Marash Kumbullës, papritur i shtohet Roma.

Madje nga sa raportojnë mediat italiane presidenti i Hellas Maurizio Setti në mungesë të ofertave zyrtare të bardhekaltrve dhe zikaltrve ka arritur një akord paraprak me Romën për huazimin e Kumbullas për një sezon me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.

Një lëvizje e zgjuar kjo e Romës, por që të konkretizohet duhet që Kumbulla të pranojë transferimin te verdhekuqtë.

Në fakt dëshira e talentit shqiptar është të vihet në dispozicion të Antonio Contes te Interi, por zikaltrit përpara se të tentojnë afrimin e kuqeziut duhet të largojnë disa futbollistë në repartin e tërhequr pasi për momentin janë të mbipopulluar.

x