Roma e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Feyenoordit

25.05.2022 21:54

Roma e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Feyenoordit

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen mes Romës dhe Feyenoordit në Ligën e Konferencës.

45 minutat e parë të finales historike në “Air Albania Stadium” janë mbyllur me rezultatin 1:0.

Skuadra italiane shkoi në pushim me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Në anën tjetër, Feyenoordi nuk regjistroi ndonjë rast serioz për të shënuar gol, pavarësisht se dominoi me posedim të topit.

x