Roma kërkon transferimin e Demiral, Juventusi ia cakton çmimin mbrojtësit turk

25.06.2021 11:36

Roma kërkon transferimin e Demiral, Juventusi ia cakton çmimin mbrojtësit turk

Roma është në kërkim të një mbrojtësi për ta përforcuar repartin defensivë për edicionin e ardhshëm.

Që prej zyrtarizimit të Jose Mourinhos në krye të Giallorosëve, shumë emra janë përfolur për një transferim te Roma.

Por duket se lojtari që do të zbarkojë në kryeqytetin italian është turku Merih Demiral që aktivizohet me Juventusin.

Demiral nuk është pjesë e formacionit bazë të bardhezinjve dhe dëshiron të jetë titullar i padiskutushëm.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës kanë pasur takim me agjentët e lojtarit.

Nga ana tjetër Juventus është gati ta lejoj largimin e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Zonja e Vjetër dëshiron që të përfitojë 40 milionë euro nga shitja e reprezentuesit turk.

Kujtojmë që interesim për mbrojtësin kanë shfaqur edhe Milan dhe skuadrat angleze Arsenal dhe Tottenham Hotspur. 

x