Roma rikthen interesimin për Xhakën – gati oferta për në verë

08.02.2022 21:21

Roma rikthen interesimin për Xhakën – gati oferta për në verë

Roma ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Trajneri Jose Mourinho është një admirues i madh i zviceranit dhe provoi ta transferoi verën e kaluar, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje mes klubeve.

Xhaka nënshkroi rinovimin deri në vitin 2024, mirëpo problemet me tifozët e Arsenalit vazhdojnë, sidomos shkaku i kartonëve të kuq, që pranon lojtari.

Sipas “Fotball.London”, Roma do provojë sërish për Xhakan, që vazhdon të jetë titullar nën urdhrat e Mikel Artetas.

Xhaka vazhdon të jetë i hapur për idenë që të luajë nën urdhrat e Mourinhos, derisa u mbetet vetëm dy klubeve që të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’.

Xhaka ka regjistruar një asistim në 13 paraqitje këtë edicion, derisa ka marrë dy karton të kuq, ndaj Man Cityt dhe Liverpoolit.

x