Ronaldo i pakënaqur me pankinën, i tregon rregullat Solskjaerit

16.10.2021 16:23

Ronaldo i pakënaqur me pankinën, i tregon rregullat Solskjaerit

Kush e njeh Cristiano Ronaldon, njeh mjaft mirë edhe dëshirën e jashtëzakonshme të portugezit për të qenë gjithmonë në fushë, për të shënuar sa më shumë gola dhe vendosur sa më shumë rekorde.

Pikërisht për këtë arsye, pankina ndaj Evertonit dy javë më parë, ka mërzitur jo pak yllin portugez dhe sipas burimeve pranë “djajve të kuq”, CR7 ka pasur një takim sqarues me trajnerin Solskjaer, të cilit i ka bërë të ditur se dëshiron të luajë titullar të gjithë ndeshjet deri në ndërprerjen e radhës të kampionatit.

Solskjaer vendosi ta lërë pushim për të mos e konsumuar, megjithatë burimi i mediave britanike shton se Ronaldo i ka bërë të qartë trajnerit norvegjez se dëshiron të luajë nga fillimi dhe se do të jetë vetë ai që do të vendosë kur do të bëjë pushim.

Më pas ylli portugez ka shtuar se është rikthyer në “Old Trafford” për të fituar trofe dhe i ka kërkuar trajnerit norvegjez që nëse është mundësia, të fusë gjithmonë më të mirët në fushën e lojës.

x