Ronaldo mund i vetëm me tripletë Cagliarin (VIDEO)

14.03.2021 19:53

Ronaldo mund i vetëm me tripletë Cagliarin (VIDEO)

Juventus harron eliminimin në Champions League, duke marrë një fitore të thjeshtë 3-1 në transfertën ndaj Cagliarit. Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen brenda 32 minutave të para duke shënuar të tri golat me të njëjtin protagonist: Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez shënoi me kokë në minutën e 10-të pas një kërcimi fantastik. Në minutën e 25-të, ai fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol ndërkohë që në minutën e 32-të kompletoi tripletën personale me një goditje me të majtën.

Ronaldo mban kryesimin e golashënuesve në Seria A me 23 gola, 4 më shumë se Lukaku. Cagliari ndërkohë shënoi golin e nderit në minutën e 61-të me Giovanni Simeone-n. Juventus me këtë fitore mban vendin e tretë me 55 pikë, 1 më pak se Milani.

x