Ronaldo prezanohet në Old Trafford me numrin legjendar të tij (VIDEO)

09.09.2021 18:17

Ronaldo prezanohet në Old Trafford me numrin legjendar të tij (VIDEO)

Cristiano Ronaldo bëri rikthimin e tij pas 12 vitesh në Manchester United, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ‘djajtë’ me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Klubi ditë më parë konfirmoi se Ronaldo do të bartë numrin 7 në fanelë, numrin siç e ka pasur kudo ku ka luajtur deri tani.

‘Djajtë’ tani kanë bërë një prezantim fantastik të portugezit, duke u prezantuar lojtari në stadiumin Old Trafford me numrin 7 përmes një videoje me mbishkrimin “Ai është në shtëpi.”

Më poshtë mund ta shikoni videon e postuar nga faqja zyrtare e klubit anglez në Twitter. 

x