Rrëfimi ekskluziv i të mbijetuarës së dhunës seksuale: Vetëm burrit pata guxim t'i tregoj

05.12.2020 21:54

Rrëfimi ekskluziv i të mbijetuarës së dhunës seksuale: Vetëm burrit pata guxim t'i tregoj

E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal 10 se si ishte dhunuar nga policët serb.

Ajo ka treguar se si ka ndodhur rasti i saj, rreth një javë pasi ishte martuar, transmeton Portali.info.

“Menjëherë pasi jam martuar jemi nisur refugjat, mua policët serb më kanë tërhequr nga traktori, nga dora e burrit më kanë marrë”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ka treguar se si policët serb e kishin therur me thikë duke i thënë se po i hapin edhe një organ tjetër gjenital, e pas gjithë maltretimit dhe dhunës seksuale e kishin lënë të lirë.

“Pasi jam larguar ashtu me këmbë të plagosur, kam ecur shumë deri e kam takuar burrin. Ai e kuptonte menjëherë çfarë ka ndodhur, se ma pa gjendjen. Me këmishën e tij ma ka lidhur këmbën e më ka përkrahur shumë, i tregova krejt çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

E mbijetuara ka deklaruar se vetëm burrit të saj ka pasur guxim t’ia tregojë të gjithë ngjarjen, ndërsa të tjerëve ju kishin thënë se i kanë rrahur e maltretuar por jo që i kanë dhunuar seksualisht. /PORTALI.info

Emisioni “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin është prodhim i Portali.info:

https://fb.watch/2bI5a7ZnMQ/

x