​RrGK: Institucionet e drejtësisë vazhdojnë të inkurajojnë dhunuesit e vajzave

25.10.2021 16:49

​RrGK: Institucionet e drejtësisë vazhdojnë të inkurajojnë dhunuesit e vajzave

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka përcjell raportimin e bërë sot në media lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012.

 
RrGK nëpërmjet një komunikate thekson se duke qenë se sipas ligjit kjo vepër penale dënohet 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore e Pejës ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave, duke pasqyruar kështu edhe një herë mungesën e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore.

“Në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë arsyetimet se “viktima nuk kishte pësuar lëndime”, dhe se “i akuzuari kishte sjellje korrekte”. Arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë. RrGK vlerëson së këso vendime të ulta vetëm sa po motivojnë edhe më shumë dhunuesit, kurse po demotivojnë gratë dhe vajzat për ta raportuar dhunën ndaj tyre. Andaj, përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon nga Prokuroria Themelore në Pejë që të sqarojnë se a kanë ankimuar kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Kjo duke kujtuar se Prokuroria Themelore është përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve duke i mbrojtur viktimat e duke i përcjell rastet deri në fund, e jo vetëm duke e dërguar aktakuzën”, thuhet në reagim.

RrGK përsërit thirrjen ndaj institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si Gjykatat, Prokuroria, dhe Policia e Kosovës, që t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke pasur gjithnjë në qendër qasjen e bazuar në viktimën.

të fundit

Kurti takohet me Varhelyi, ia përsërit çështjen e liberalizimit të vizave Alban Hyseni firmos dorëheqjen nga pozita e deputetit Kurti arrin në Bruksel, pritet nga Borrell Ekspertët paralajmërojnë: Mos e injoroni, gripi këtë sezon do të jetë shumë i ashpërPrindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gripin këtë vit, sepse është shumë më i ashpër se vitet paraprake. Gjatë dimrit të kaluar, maskat, distancimi, shkollat ​​e mbyllura dhe bllokimet e pjesshme në muajt e ftohtë, kishin parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e viruseve të gripit, shrkuan Për Nënat. Por këtë vit kushtet janë të ndryshme dhe gripi mund të godasë sërish. Dhe mund ta bëjë në mënyrë më agresive se zakonisht, transmeton lajmi.net. Mund të përhapet lehtësisht Vitin e kaluar, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, drejtor shëndetësor i Institutit Ortopedik Galeazzi në Milano, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covidit e kishin mbajtur gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është e vetmja armë për të mbrojtur veten. Ndikimi që po vjen tek ne ka prekur tashmë hemisferën jugore, Australinë, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Fëmijët janë më të ekspozuar Analiza që kanë bërë studiuesit mbi epideminë sezonale ndihmon për të kuptuar alarmin për rastet e bronkiolitit (në Itali, por veçanërisht në Francë ku i ftohti ishte i pari) te fëmijët nën dy vjeç. Një infeksion viral që shfaqet te fëmijët me ftohje, temperaturë, kollë, fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këshilli Shkencor Francez e shpjegoi fenomenin me një deficit të konsiderueshëm të imunitetit kolektiv për fëmijët e lindur pas marsit 2020, të cilët shkojnë në çerdhe, dalin rregullisht, por që nuk mbrohen më nga një distancim korrekt ose mbi të gjitha nga një vaksinë kundër Covid. Simptomat janë gjithmonë të njëjta: infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, me kollë dhe dhimbje të fytit, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje ky& Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë 30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim 40 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të Covid-19 Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

x