Rritet numri i të arrestuarve gjatë vitit 2020, policia jep detaje

01.01.2021 14:55

Rritet numri i të arrestuarve gjatë vitit 2020, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2020 ka pasur ngritje të numrit të arrestuarve për veprimtari kriminale, në krahasim me vitin 2019.

Në një përgjigje për Portali.info, policia ka bërë të ditur se numri i të arrestuarve gjatë vitit që lamë pas është rritur me 12.71% në krahasim me numrin e të arrestuarve gjatë 2019-ës.

“Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2020, janë arrestuar gjithsej 9.715 persona të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale, apo 12.71% më shuëm se periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Në statistikat e dërguara nga Policia e Kosovës hyjnë arrestimet për të gjithë personat e dyshuar. /PORTALI.info

x