Sa më përket mua, do të luaj te Liverpooli deri në fund të karrierës

22.10.2021 22:07

Sa më përket mua, do të luaj te Liverpooli deri në fund të karrierës

Mohamed Salah dëshiron të kalojë pjesën tjetër të karrierës së tij në Liverpool, por shton se e ardhmja e tij “varet nga klubi”.

Klubi ka rënë dakord me disa nga lojtarët e vjetër këtë vit, duke nënshkruar kontrata të reja, por Salah është i vetmi që nuk e ka bërë edhe pse ka edhe dy vjet nga kontrata e tij.

Negociatat nuk kanë ndikuar në paraqitjet e 29-vjeçarit, me egjiptianin që shënoi 12 gola në 11 paraqitje në klub këtë sezon, duke e ndihmuar Liverpoolin të jetë në vendin e dytë në Ligën Premier përpara ndeshjes të së dielës këtë fundjavë me Manchester United.

Mo Salah ka folur për Sky Sports, duke dhënë mendimet e tij për të ardhmen me Liverpoolin.

“Nëse më pyet mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime futbollistike, por nuk mund të them shumë për këtë – nuk është në duart e mia”.

“Varet nga ajo që dëshiron klubi, jo nga unë”.

“Për momentin nuk mund ta shoh veten duke luajtur ndonjëherë kundër Liverpool. Kjo do të më trishtonte. Është e vështirë, nuk dua të flas për këtë, por do të më trishtonte vërtet”.

 

“Për momentin nuk e shoh veten duke luajtur kundër Liverpoolit, por le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi ai.

x