Sabri Fejzullahu i rikthehet aktrimit pas 30 vitesh

24.05.2022 18:12

Sabri Fejzullahu i rikthehet aktrimit pas 30 vitesh

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, duket se po i rikthehet zanatit të vjetër.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, artisti duket se po bën sërish kthimin në aktrim – aty ku edhe ishte bërë i njohur për publikun shqiptar.

Ai ka publikuar disa imazhe në Instagram, në të cilat shfaqet përkrah aktorit Ilir Tafa si dhe artistit tjetër, Shkumbin Istrefi.

“Pas 30 viteve, më ktheu prapë në aktrim, miku im, aktori më i madh dhe më i njohur shqiptar në Evropën Juglindore, Ilir Tafa”, ka shkruar ai.

“Me Ilirin dhe Shkumbinin besoj do t’ia dalë”, vazhdoi më tej Fejzullahu.

Krahas kësaj, 74-vjeçari deri më tani ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme.

I njëjti po ashtu po vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe me mbrëmje e koncerte muzikore. 

x