Sadiku: 18 muaj në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pandeminë, 60 euro rritje e pagës është nënçmim

25.08.2021 17:05

Sadiku: 18 muaj në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pandeminë, 60 euro rritje e pagës është nënçmim

Infektologu Izet Sadiku është deklaruar lidhur me rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Sadiku tha se janë rreth 1 mijë e 100 të hospitalizuar nga 274 sa ishin më 15 gusht dhe se janë rreth 80 të hospitalizuar brenda ditës.

E pas kësaj ai tha se 60 euro rritje e pagës për punëtorët shëndetësorë është nënçmim.

Ai tha se të njëjtit janë prej 18 muajsh në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pandeminë, në një vend ku vetëm 14% e popullsisë është e vaksinuar.

Postimi i plotë:

2541
15991 raste të reja me COVID 19 brenda 10 ditëve të fundit apo 1599 raste të reja brenda ditës.
2541 raste të reja vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Rreth 1100 të hospitalizuar nga 274 Sa kanë qenë me 15 gusht,
Kemi rreth 80 raste të hospitalizuara brenda ditës.
60 euro rritje e pagës për punëtorët shëndetësor , është nënçmim për punëntorët shëndetësor të cilën qe 18 muaj janë në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pandemin.
Vetëm rreth 14% të popullësisë së vaksinuar.
Jemi në situatë që pandemia mund të dal jashtë kontrollit, prandaj është koha e fundit që Qeveria prioritetin e vetëm ta ketë menagjimin e pandemisë dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.
#vaksinohu#mbajemasken#mbajedistancën#mbajehigjenepersonale#.

x