Salzburgu, ultimatum Dortmundit për qendërsulmuesin gjerman

30.03.2022 23:02

Salzburgu, ultimatum Dortmundit për qendërsulmuesin gjerman

Adeyemi, “ylli” i skuadrës së Salzburgut, dukej se do të bëhej në mënyrë të pashmangshme lojtar i Borussias, por tani gjithçka duket se ka rënë poshtë. Sipas “Bild”, Salzburgu nuk do të tërhiqet dhe i ka dërguar ultimatum Dortmundit. Nëse ai e dëshiron vërtet lojtarin, do të duhet ta blejtë para Pashkëve. Klubit gjerman i kanë mbetur pak më shumë se dy javë, përndryshe duhet ta harrojë Adeyemin.

“Bild” shpjegon se Adeyemi preferon të luajë për Dortmundin, por Salzburgu nuk do të dorëzohet lehtë. Skuadra si Reali i Madridt apo Barcelona janë të vëmendshme ndaj situatës së sulmuesit gjerman. Madje edhe Bayerni. Borussia, mësohet se ende nuk e ka ndërmarrë hapin.

Qendërsulmuesi i Salzburgut, vetëm 20 vjeç, ka spikatur edhe në Champions League. Skuadra austriake arriti të kualifikohej në fazën e 16-të, duke lënë jashtë grupit Sevillan. Adeyemi kishte shënuar tre gola dhe kishte dhënë dy asistime në fazën e grupeve. Shpejt u shfaqën klube si Reali i Madridit, Barcelona, ​​Chelsea, Bayerni apo Borussia dhe ishte kjo e fundit që bëri më shumë progres.

Adeyemin e tërheq përkushtimi i Borussias ndaj të rinjve. Haaland është me një këmbë e gjysmë jashtë skuadrës. Duhej dikush për të mbushur atë boshllëkun. Në fakt, Borussia është ende preferenca e tij. Por në fillim të marsit u njoftua se negociatat kishin ngecur. Salzburgu kërkoi 45 milionë menjëherë, por Borussia nuk bëri kompromis, tarifa duket e lartë dhe situata u ndal. Tani, “Bild” shpjegon se Salzburgu nuk do të presë shumë. Ai i ka lënë afat Borussias deri në mes të prillit, nëse jo, do të marrë në konsideratë ofertat e tjera.

x