Sassuolo shokon Milanin, i shkakton disfatën e dytë radhazi në Seria A (VIDEO)

28.11.2021 18:20

Sassuolo shokon Milanin, i shkakton disfatën e dytë radhazi në Seria A (VIDEO)

Milani pëson humbjen e dytë radhazi në Seria A. Skuadra e Piolit pësoi një disfatë të hidhur në shtëpi në shifrat 1-3 ndaj Sassuolos, teksa tashmë gjendet në vendin e dytë me vetëm një pikë më shumë se Interi.

Në fakt ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë që kaluan të parët në avantazh me Romagnolin. Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati vetëm tri minuta, pasi sulmuesi Scamacca vendosi baraspeshën.

Në minutën e 33-të, Kjaer konfirmoi ditën e vështirë për mbrojtjen duke realizuar një autogol. Në pjesën e dytë Sassuolo shënoi dhe golin e sigurisë me Berardin, ndërkohë që në minutat e fundit Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin për çerek ore lojë me një futbollist më pak.

x