Schick nuk di të ndalet, zhbllokon duelin ndaj Kroacisë (VIDEO)

18.06.2021 18:50

Schick nuk di të ndalet, zhbllokon duelin ndaj Kroacisë (VIDEO)

Republika Çeke ka arritur që të zhbllokojë duelin ndaj Kroacisë në fundin e fraksionit të parë. Lovren shkakton një faull të rëndë brenda zonës, duke goditur Schick me bërryl.

Nga pika e bardhë shkoi vetë bomberi i çekëve, duke arritur që ta dërgojë topin në rrjetë. Për momentin Schick është golashënuesi më i mirë i Europianit.

x