Së shpejti do të largohen shtyllat elektrike në sheshin e Suharekës (FOTO)

04.12.2020 15:00

Së shpejti do të largohen shtyllat elektrike në sheshin e Suharekës (FOTO)

Sheshi i ri në Suharekë së shpejti nuk do të ketë shtylla elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Shtyllat elektrike më nuk do t’i shihni. Sheshi i ri i qytetit do të ketë rrjetin nëntokësor. Pra, pamja e tij do të ndryshoj”, ka shkruar ndër të tjerash Muharremaj, përcjell Portali.info.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojnë për befasi të tjera. /PORTALI.info


x