Sejdiu: Kandidatët e Prishtinës nuk dalin në debat, paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë

05.10.2021 11:51

Sejdiu: Kandidatët e Prishtinës nuk dalin në debat, paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh analist Dardan Sejdiu ka kërkuar që kandidatët për komunën e Prishtinës në zgjedhjet e tetorit të dalin në një debat të përbashkët.

 
Ai ka thënë se gjashtë kandidatët që nuk dalin në debat përballë njëri-tejtrit, si do të dalin para 198 mijë qytetarëve përballë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sejdiut kandidatët për Kryetar të Prishtinës prezantojnë programe në distancë dhe pa përballje me njëri-tjetrit.

“Kam qenë pjesë e shtabit të Shpendit në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe vitit 2017. Kam qenë gjithashtu pjesë e qeverisjes komunale në mandatin e parë të Shpendit, saktësisht deri në Qershor të vitit 2017. Ata pak njerëz që më njohin e dijnë që dashnia dhe përvoja ime me dhe për Prishtinën është e madhe!Në dy palë zgjedhjet ku kam qenë aktiv kam insistuar dhe nuk i kam ikur debateve, dhe as Shpendi nuk i ka ikur atyre!”, tha ai.

Dardan Sejdiu theksoi se duhet të përballen me njëri-tjetrin për t’i treguar Prishtinës se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për të qeverisur.

“Sot, 13 ditë prej ditës së zgjedhjeve, në Tetorin e vitit 2021, kandidatët për kryetar të Prishtinës prezantojnë programe në distancë dhe pa përballje me njëri tjetrin!Nëse sot nuk mendojnë që duhet përballur me njëri tjetrin për ti treguar Prishtinës se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për me qeverisë, atëherë si do të përballen nesër me qytetarë?!
Paramendojeni 6 kandidatë që nuk dalin në debat përballë njëri tjetrit! E tash paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë.
#duamdebat”, shtoi ai.

x