Sekretari i kthyer në punë nga Arben Vitia ia huq bazës ligjore në vendimin për anulimin e konkursit

27.03.2021 18:00

Sekretari i kthyer në punë nga Arben Vitia ia huq bazës ligjore në vendimin për anulimin e konkursit

Ministria e Shëndetësisë përmes sekretarit Naim Bardiqi, i rikthyer së fundmi në punë nga Arben Vitia anuloi konkursin për angazhimin e përkohshëm të stafit shëndetësor në luftën kundër COVID-19.

 
E në lidhje me këtë vendim, ka folur Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se  Bardiqi ka bërë huqje të madhe në procedurë  dhe bazën ligjore në lidhje me anulimin e konkursit.

“Autoriteti yt si Sekretar i Pergjithshem ne MSh nuk buron ne asnje rrethane dhe asnje menyre ne ate rregullore po ne Ligje tjera mbi administraten shteterore, e rregulloret e qeverise mbi fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive qe jane te aplikueshme ne Kosove”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kthimi i ligjshmerise ne institucione eshte dhe duhet te mbetet udherrefyes per çdo minister, sekretar te pergjithshem brenda kompetencave dhe pergjegjesive qe ka.

 
Sidoqofte çdo vendim duhet te jete i bazuar ne ligj dhe procedure.

Ne rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bere huqje te madhe ne bazen ligjore lidhur me anulimin e ketij konkursi.

Referenca ne Rregulloren 2001/19 eshte gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk eshte ne fuqi dhe ska vend ne bazen ligjore te vendimit.

Autoriteti yt si Sekretar i Pergjithshem ne MSh nuk buron ne asnje rrethane dhe asnje menyre ne ate rregullore po ne Ligje tjera mbi administraten shteterore, e rregulloret e qeverise mbi fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive qe jane te aplikueshme ne Kosove.

Mbase dikush ta ka pregatit vendimin, dhe ai dikush nuk duhet te beje gabime te ketij lloji. /Lajmi.net/

x