Sekuestrohen në Mal të Zi 300 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria

06.10.2021 08:16

Sekuestrohen në Mal të Zi 300 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria

Punonjësit e doganës malazeze kanë zbuluar të fshehur në pjesën e përparme të cisternës së një kamioni që vinte nga Shqipëria, një sasi të madhe droge.

Droga e sekuestruar, rreth 330 kilogramë marihuanë, u kap në terminalin Doganor të kryeqytetit të vendit, Podgorica.

Droga u zbulua falë skanerit nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, dhe ishte në posedim të një shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovinës, me inicialet M.M., i cili ka hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria, dhe që sipas autoriteteve malazeze po i drejtohej sërish Bosnje Hercegovinës.

x