Selmanaj: Kurti t'i hetojë fillimisht nja 4 deputetë milionerë që i ka, pastaj të tjerët

17.01.2022 22:15

Selmanaj: Kurti t'i hetojë fillimisht nja 4 deputetë milionerë që i ka, pastaj të tjerët

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, që do të vlejë për zyrtarët publik.

Selmanaj ka thënë se është pro krijimit të Byros, por se  kryeministri Kurti së pari duhet të fillojë nga deputetet e tij milionerë që i ka në parti.

“Pajtohem plotësisht që kudo që ka fituar në mënyrë të pabazë duhet të analizu dhe duhet parë se si mund të konfiskohet, dhe unë po ju them që më së miri Lëvizja Vetëvendosje të filloj nga partia e vetë në mënyrë që të dëshmoj që ka vullnet pernime, ti hetoj nja katër milioner deputet që i ka brenda vetit, ta hetoj kryeministri shefin e stafit te tij që e ka, dhe njerëzit që i ka përreth , dhe të na dëshmoj që politika që e ka vendos të jetë kredibil”, tha Selmanaij në Prime Time.

x