Sërish gjuajte me armë në Prishtinë, tani në rrugën ‘Gjon Serreçi’

14.07.2021 22:11

Sërish gjuajte me armë në Prishtinë, tani në rrugën ‘Gjon Serreçi’

Të shtëna me armë zjarri është raportuar të ketë pasur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Gjon Serreçi’ në kryeqytet.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci deklaroi se nga informatat e pra dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.
“Rreth orës 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Serreçi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Lidhur me rastin policia tashmë ka filluar një hetim

x