Sërish zjarre në Kosovë, digjen disa hektarë pyje në Shtime

18.09.2021 08:10

Sërish zjarre në Kosovë, digjen disa hektarë pyje në Shtime

Disa hektarë me pyje janë përfshirë nga zjarri në fshatin Topillë të Komunës së Shtimes, ka njoftuar kryetari i kësaj komune.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, ka njoftuar për situatën atje.
“Isha në fshatin Topillë ku kanë shpërthyer vatra zjarri fushore e malore që nga mesi i ditës, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri”, ka thënë Ismajli.

Ekipet përgjegjëse, sipas Ismajlit janë ende në terren duke e mbikëqyrur situatën, pasi, sipas tij, për shkak të erës, zjarri mund të përhapet sërish.

 

 

x