Shala, LDK: Do ta ndryshojë Gjakovën dhe do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve

16.09.2021 21:25

Shala, LDK: Do ta ndryshojë Gjakovën dhe do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Teki Shala ka thënë se i ka hyrë kësaj gare me qëllim që ta ndryshojë qeverisjen në këtë komunë dhe ta rrisë mirëqenien e qytetarëve.

“I kam hyrë kësaj gare që ta ndryshojë qeverisjen në Gjakovë, ta rrisë mirëqenien sociale të qytetarëve jo të merrem vetëm me asfalt, por me të gjitha”, ka thënë Shala në Prime Time të Kanal 10.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij do t’ia kthejë komunën qytetarit të Gjakovës.

“I kam hyrë kësaj gare me të vetmin qëllim që komunën t’ia kthejë qytetarit dhe vetëm qytetarit, duke pasur parasysh se qeverisjet e kaluara, edhe qeverisja aktuale edhe ajo paraprake ka qenë e mbyllur për qytetarin. Unë nuk e shoh zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale vetëm me infrastrukturë rrugore. Shërbime komunale janë në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë për asrye se asfalti është shtruar, por kur flasim për shërbime të tjera si menaxhimi i mbeturainave, rrjeti i kanalizimeve, jo që nuk është intervenuar, por është intervenuar aty këtu, investimet që janë bërë rreth kanalizimeve dhe mbeturinave nuk është bërë sa duhet”, tha Shala.

Ai ka thënë se Gjakova ka një kaos urbanistik dhe se ende asnjë qeverisje nuk ka arritur ta bëjë planin zhvillimor të komunës.

x