SHBA-të mposhtin bindshëm Australinë, kualifikohen në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

05.08.2021 08:14

SHBA-të mposhtin bindshëm Australinë, kualifikohen në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në finale të Olimpiadës.

 
SHBA-të triumfuan ndaj Australisë me rezultat 97-78 duke siguruar kalimin në finale, shkruan lajmi.net.

Australianët e nisën më mirë ndeshjen dhe patën epërsi gjatë pothuajse tërë pjesës së parë të cilën e mbyllën me epërsi 45-42.

Amerikanët u rikthyen furishëm në çerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 32-10, ndërsa në fund arritën të fitojnë me rezultat 97-78.

Më meritorët për fitoren e Amerikës ishin Kevin Durant me 23 pikë, nëntë kërcime, dy asistime dhe Devin Booker me 20 pikë, tre kërcime, një asistim.

Te australianët më i miri ishte Patty Millsh me 15 pikë, pesë kërcime, tetë asistime.

Amerika në finale e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Sllovenisë. 

x