Shkarkohet bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

27.05.2021 17:29

Shkarkohet bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Kuvendi i Kosovës shkarkoi sot Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Me 65 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit morën vendim që ky Bord të mos vazhdoj më punën.

Pas disa orësh diskutime e akuza ndaj këtij Bordi, deputetët e Kuvendit të Kosovës fillimisht votuan për raportin e vitit të kaluar të kësaj Agjencie, i cili nuk u miratua.

Me 3 për e 64 vota kundër, asnjë abstenim Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimin 2020.

Më pastaj, në Kuvend u votua edhe për shkarkimin e këtij Bordi, teksa pas miratimit u tha se Qeveria tani autorizohet që t;i propozojë Kuvendit anëtarët e rinj të Bordit. 

x