Shpend Ahmeti flet për gjendjen e rrugëve në Prishtinë

14.02.2021 17:18

Shpend Ahmeti flet për gjendjen e rrugëve në Prishtinë

Gjendja e rrugëve në Komunën e Prishtinës gjatë ditës së sotme nuk ishte aspak e mirë.

 
Madje shumë qytetarë u ankuan publikisht lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shumta të borës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se dhjetëra kamionë e makineri të pastrimit janë angazhuar që nga fillimi i reshjeve dje për pastrimin e borës e që janë thirr edhe kompani shtesë për të ndihmuar.

Madje ai tha se janë munduar që të zhbllokojnë edhe rrugët e fshatrave, e që gjithë natën qindra njerëz ishin në angazhim maksimal të të gjitha ekipeve për t’i pastruar rrugët.

x