Shpend Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave, edhe në vaksinim

02.09.2021 16:07

Shpend Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave, edhe në vaksinim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për procesin e vaksinimit

Ahmeti deklaron se ka qenë fatkeqësi kur qytetarët kanë vdekur në kohën kur nuk ka pasur vaksina, ndërkaq tani kur ka, është tragjedi me vetëdije.

“104 vdekje për katër ditë! Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera. Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfizer. Leni teoritë e facebookut.  E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë.  Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se Kosova ka dështuar edhe në sigurimin e vaksinave, edhe me vaksinim.

“Prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë.  Atëherë jemi përqeshur.  Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë. Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim.  Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

x