Shpend Ahmeti parashikon balotazh mes Arben Vitisë e Uran Ismailit në Prishtinë

16.09.2021 19:55

Shpend Ahmeti parashikon balotazh mes Arben Vitisë e Uran Ismailit në Prishtinë

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti siç duket po parasheh se Uran Ismaili e Arben Vitia do të jenë në balotazh në garën për kryeqytetin.

Në një postim në Twitter, ai ka hedhur një ide, që nëse Prishtina shkon në balotazh, humbësi të bëhet ministër i Shëndetësisë.

Kjo, sipas Ahmetit do të ishte një “win-win” situatë.

“Nqs Prishtina shkon në balotazh le të jetë marrëveshje. Ai që humble të bëhet Ministër i Shëndetësisë.  win – win?”, ka shkruar ai. 

x