Shqiptari në momentin që u qëllua me plumb në kokë në Greqi ishte duke ngrënë bukë

03.10.2021 23:27

Shqiptari në momentin që u qëllua me plumb në kokë në Greqi ishte duke ngrënë bukë

Një shqiptar është qëlluar mbrëmjen e sotme në një restorant në qendër të Athinës.

I plagosuri është 39-vjeç sipas mediave greke, por identiteti i tij nuk jepet.

Ai ishte duke ngrënë në momentin që një person iu afrua duke e qëlluar dy herë në kokë dhe në bark.

Në vendin e ngjarjes mbizotëron kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan.

Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.

x