Shqiptarja në Ukrainë flet për momentet e tmerrit nga sulmi rus: Duam të largohemi (VIDEO)

24.02.2022 12:26

Shqiptarja në Ukrainë flet për momentet e tmerrit nga sulmi rus: Duam të largohemi (VIDEO)

Shqiptarja në Ukrainë, Nelli Syupyur përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale ka rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus.

Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri.

“Unë jam këtu në Ukrainë, ishte situatë e rëndë, ka shumë njerëz në banka që marrin para, kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të dalësh nga Ukraina. Burri im shkoi në luftë unë jam me djalin”, raporton Top-Channel.

“Mund të më telefononi, më shkruani, shpresoj të ikim nga Ukraina, të largohemi. Duhet të shkojmë të hamë të flemë pak. Në të gjithë Ukrainën ka shqiptarë plot. Duam të largohemi në Shqipëri ose në një vend tjetër.

x