Si është gjendja me pandeminë në Gjakovë, flet Shala

03.09.2021 10:45

Si është gjendja me pandeminë në Gjakovë, flet Shala

Edhe në qytetin e Gjakovës ka mjaftë të infektuar me Covid-19.

Në emisionin "Mëngjesi me Arbenin" në një linjë telefonike i ftuar ishte Hilmi Shala Drejtor i Spitalit në Gjakovë.

Shala tha se gjendja në Gjakovë është duke shkuar drejt stabilizimit, ku në krahasim me ditën e hëne sot ka 30 persona më pak të hospitalizuar, ai tha se me të gjitha resurset dhe mjetet që kanë janë duke u  munduar që ta mbajnë gjendjen në normalitet dhe se sot janë vetem 112 të hospitalizuar.

"Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-covid, ku përdorimi i maskës është i domosdoshëm, ndaljen e ahengjeve familjare, darsmave e shumë ndalesa të tjera gjendja është duke shkuar drejt rënies, ku si rezultat edhe i vaksinimit edhe i vetëdijësimit të popullit dje në testime vetëm 11% ishin pozitivë ku në krahasim me ditët e tjera ishte mbi 15%’’ tha Shala për Kanal 10.

Tutje Shala tha se deri më tani kemi punuar me 135 shtretër por me fazën e re të virusit jemi detyruar të marrim edhe 40 shtretër shtesë, ku deri më tani kemi punuar me 7 reparte kemi pasur komisionin e ngriturë që nga viti i kaluar për diskuptim të kapacitetit të spitali gjithashtu edhe riorganizimin e personelitë shëndetsorë.

"Mjekimi është i njëjtë sikurse në Gjakovë ashtu edhe në QKUK por që individalishtë kemi pasur raste që kanë bërë kërkesa të transferimit jo vetëm në QKUK por edhe jashtë shtetit dhe sa i përketë furnizimit me medikamente shëndetsore ka raste kur edhe familjarët i kanë siguruar por që furnizimi kryesorë ka qenë nga Ministria e Shëndetsisë’’ shtoi Shala, transmeton Portali.info.

Për fund Shala shtoi se gjithashtu se janë 2 menyra të furnizimitë me oksigjen.

‘’Kemi tankierin e oksigjenit të lëngët dhe me bombolat e oksigjenit, mënyra më e lehtë është përmes sistemit të oksigjenit të lëngët pasi që bombolat e oksigjenit kanë një peshë specifike mbi 70 kilogram dhe manipulimi me to duhet të bëhet patjetër nga 2 persona por që sistemi është kryesorë dhe përmes ti marrim furnizimin e nevojshëm", përfundoi Shala./PORTALI.info/

x