Situata në kufi, fluks në Merdare dhe Vërmicë

05.08.2021 07:57

Situata në kufi, fluks në Merdare dhe Vërmicë

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjithë pikë kalimet kufitare të vendit paraqitet më e qetë.

 
Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore dhe kolona e mjeteve është 120 metra. Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra.

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së enjtes është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në dalje deri në 50 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

x