Sneijder: Mourinho bën luftë psikologjike, ja si ndodhi ndaj Ajaxit në 2017

23.05.2022 16:32

Sneijder: Mourinho bën luftë psikologjike, ja si ndodhi ndaj Ajaxit në 2017

Ish-mesfushori i Interit, Wesley Sneijder shpjegon sesi “Special One” po e përgatit finalen e “Conference League” ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

“Sinqerisht, më duhej të qeshja kur lexova se Mourinho tha se mendonte se ishte e padrejtë që Feyenoord kishte një javë shtesë për t’u përgatitur për finalen në Tiranë.

Më 2017, ai ishte i zemëruar për faktin se Ajax kishte 12 ditë në dispozicion të ndeshjes kundër Manchester United, ndërsa ata mund ta përgatisnin ekipin vetëm për tri ditë.

Është një luftë psikologjike. Kjo i bën lojtarët e tij të kuptojnë se sa e padrejtë është situata dhe i motivon ata të ndëshkojnë padrejtësinë”, tha Sneijder për “De Telegraaf”.

Më 24 maj 2017, Manchester United i Mourinhos fitoi “Europa League” duke mposhtur Ajax 2-0 në finale me golat e Pogba dhe Mkhitaryan.

x