Sonte luhen ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve, derbi PSG – Man City

28.09.2021 08:46

Sonte luhen ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve, derbi PSG – Man City

Xhiroja e dytë në Champions League nis sonte.

 
Tetë ndeshje interesante luhen sonte në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht nga ora 18:45, Ajaxi ballafaqohet me Besiktasin, ndërsa Interi është mysafirë i Shakhtar Donetsk.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme luhet në ora 21:00 ku përballen PSG dhe Man City.

Përballje e rëndësishme është edhe ajo mes Milanit dhe Atletico Madridit, dhe Porto me Liverpoolin.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sonte në Ligën e Kampionëve. 

x