Sonte rreth orës 20:30 pritet të arrijnë afganët e parë në Kosovë, vendosen në “Bonsteel”

29.08.2021 19:32

Sonte rreth orës 20:30 pritet të arrijnë afganët e parë në Kosovë, vendosen në “Bonsteel”

Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit.

Portali.info ka mësuar se sonte pritet të vijnë një numër i parë i tyre në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:30, dhe se ata pritet te vendosen në kampin “Bonsteel” në Ferizaj.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët, ndërkohë që disa shtete kanë dalë në krah të SHBA-së për pritje të tyre.

x