Sot pritet zyrtarizimi i Mbappe te Real Madridi

27.08.2021 08:06

Sot pritet zyrtarizimi i Mbappe te Real Madridi

Dita e sotme pritet të jetë vendimtar për transferimin e Kylian Mbappe në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle dhe franceze, sot gjatë ditës pritet që Mbappe të kompletojë transferimin te Real Madridi.

Oferta e fundit e “Los Blancos” prej 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh thuhet se është pranuar nga drejtuesit e PSG-së.

Sulmuesi prej kohësh është lidhur me një kalim në Spanjë, por ‘Parisienët’ nuk lejonin largimin e tij përkundër dëshirës së tij.

Megjithatë duket se gjiganti francez tashmë ka heq dorë nga ylli i tyre dhe ka pranuar ofertën e mbrëmshme dhe kalimi i tij në “Santiago Bernabeu” është çështje kohe.

Futbollisti thuhet se do të nënshkruajë kontratë gjashtë-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2027 dhe pritet të kompletojë sulmi e frikshëm me Eden Hazard dhe Karim Benzema.

x