Studentja britanike pagoi 200 euro në javë për dhomën, së cilës as nuk i hapej dera – u trondit kur zbuloi se si ishte ajo brenda

16.09.2021 18:47

Studentja britanike pagoi 200 euro në javë për dhomën, së cilës as nuk i hapej dera – u trondit kur zbuloi se si ishte ajo brenda

Një studente u trondit kur arriti në banesën e saj të re duke zbuluar se ajo as nuk mund të hynte në derë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Georgia Sayward, 19 vjeçe, ishte e emocionuar të shkonte në një shtëpi të përbashkët në Kembrixh për vitin e saj të dytë të Studimeve të Hetimit Penal në Anglia Ruskin University.

Por ajo në vend të kësaj zbuloi një dhomë gjumi të mbushur me mobilje të sheshta dhe ajo as nuk mund ta gjente krevatin e saj në mes të kaosit.

Ajo u detyrua të kalojë natën në dyshekun e saj në kuzhinë, për t’u zgjuar nga pikat e ujit që “zbrisnin nga muri” – në banesën për të cilën kishte paguar 170 funte (200 euro) në javë.

 

x