Suarez braktis stërvitjen, pritet të mungojë disa ndeshje te Atletico

07.04.2021 17:05

Suarez braktis stërvitjen, pritet të mungojë disa ndeshje te Atletico

Pas rezultateve të dobëta, te Atletico Madrid nuk ka lajme të mira as nga infermieria. Në stërvitjen e paradites për ndeshjen me Real Betis , Luis Suarez ka braktisur stërvitjen.

Suarez ka ndjerë shqetësime dhe është larguar menjëherë nën ndihmën e mjekëve, teksa nga klubi kanë zbuluar edhe dëmtimin e tij. Atletico njofton se Suarez ka pësuar një dëmtim muskulor.

Ai pritet të mungojë rreth 4 ndeshje për Atleticon. Lajm i mirë për Barcelonën ky, duke qenë se madrilenët nuk do kenë golashënuesin kryesor dhe katalanasit kanë më shumë shanse t’i parakalojnë në renditje.

x