Suarez: Jam krenar me çfarë kam fituar të Barcelona, gjeta lumturinë të Atletico

16.11.2020 07:56

Suarez: Jam krenar me çfarë kam fituar të Barcelona, gjeta lumturinë të Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez insiston se ndihet i lumtur të skuadra e re dhe krenar për arritjet të Barcelona.

 
Koha e uruguaianit në “Camp Nou” mbaroi kur trajneri Ronald Koeman e njoftoi se nuk është pjesë e projektit për edicionin 2020/21, transmeton lajmi.net.

Ish ylli i Liverpoolit u transferua të Atletico për pesë milionë euro, ndërsa është duke shkëlqyer në fanellën e “Los Rijoblancos”.

“Nuk isha vetëm i zemëruar dhe në situatë të keqe. Isha i lënduar se si përfunduan gjërat”.

“Ndihem krenar çfarë ka arritur të Barcelona. Gjeta lumturinë dhe jam i kënaqur për momentin”, deklaroi ai.

Deri me tani 33-vjeçari ka realizuar pesë gola, ndërsa në xhiron e radhës përballet me ish klubin, Barcelona.

x