Sulm me eksploziv në një bankomat në Veternik, Policia jep detaje

25.08.2020 10:28

Sulm me eksploziv në një bankomat në Veternik, Policia jep detaje

Një vjedhje në tentativë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternikë, ku një bankomat është gjuajtur me mjet shpërthyes.

Për vjedhje është përdorur edhe mjeti shpërthyer, ndërsa policia po punon për t’i identifikuar dhe arrestuar personat që dyshohet se kanë tentuar të kryejnë këtë krim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke,  me një mjet shpërthyes.

Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. 

x