Tahiri: Mbyllja e sotme është qarkullim për bregdetin shqiptar dhe atë malazez

05.04.2021 17:03

Tahiri: Mbyllja e sotme është qarkullim për bregdetin shqiptar dhe atë malazez

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se masat e reja të ndërmarra nga ana e Qeverisë, do t’i ndihmojnë bregdetit shqiptar e atë malazez.

Përfitues tjetër sipas Tahirit do të jenë edhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur”, ka shkruar Tahiri.

x