Tahiri: Vushtrria vazhdimisht është përballur me mungesë të tokës për projekte kapitale

15.12.2020 14:27

Tahiri: Vushtrria vazhdimisht është përballur me mungesë të tokës për projekte kapitale

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10, ka thënë se është kërkesë e kahmotshme e tij dhe se e ndan të njëjtin shqetësim  me banorët e Vushtrrisë për mungesë të lokacionit për stacion të autobuësve, përcjell Portali.info.


‘’Komuna e Vushtrrisë gjithmonë është ballafaquar me mungesë të tokës brenda hapsirave të qytetit për projekte kapitale, ne i kemi kthyer diku 6 hektar me qeverinë Haradinaj ndërkohë që shpresa jonë ishte të kthehet edhe toka e Motel Vicianurit  nurit por në kontratën që na është prezantuar neve si komunë përkatësisht inspektoratit komunal nga personi që e ka nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë në një nen të saj thuhet që një hapsirë brenda këtij lokacioni do mund të shfrytëzohet për nevojat për stacionin e autobusëve kështu që unë ende kam shpresë që në atë lokacion të kemi një hapsirë për stacion të autobusëve’’ ka thënë Tahiri.

Tutje i pari i Vushtrrisë ka thënë se pësoni që ka marrë me qera tokën nga Ministria e Drejtësisë duhet të vijë me projekt në komunën e Vushtrrisë dhe brenda atij porjekti duhet të jetë edhe lokacioni i autobusëve./PORTALI.info/

x